... Nami.al

HARTA/ Shqipëria “vishet” rozë! PS fiton gati të gjitha bashkitë me rezultat të thellë

Më shumë se 16 orë pas nisjes zyrtare të numërimit të votave për zgjedhjet vendore të 14 majit, kanë dalë shifrat paraprake për kandidatët që synojnë bashkitë e vendit.

Teksa numërimi ende vazhdon, Partia Socialiste kryeson dukshëm para opozitës duke marrë kryesimin në shumicën e bashkive.

PS ka marrë avantazhin në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, edhe pse gara mbetet e hapur në disa prej tyre. Kampi socialist udhëheq në Tiranë, Durrës, Lezhë, Shkodër, Tropojë, Kukës etj.

Nga ana tjetër, koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë” ka fituar në 6 bashki deri më tani, konkretisht në Pukë, Memaliaj, Himarë, Has, Fushë-Arrëz dhe në Mirditë.