Carlo Ancelotti përjetoi një tjetër mbrëmje magjike në karrierën e tij të shkëlqyer, barazoi Sir Alex Ferguson si trajneri me më shumë ndeshje në historinë e Champions League. Ndjesitë e teknikut italian pas barazimit 1-1 janë pozitive:
“Rezultati nuk përligj atë që dhamë në fushën e lojës, por na lë ndjesi pozitive, kemi shanse të mira për të kaluar në finale. Ata do të kenë avantazhin e fushës, por ne në transfertë dimë se si të jemi të rrezikshëm”, u shpreh Ancelotti i cili nuk nguroi as të thumbonte gjyqtarin e takimit:
“Arbitri ishte pak i kujdesshëm në administrimin e kartonëve. Në një gjysmëfinale duhet të jesh i kujdesshëm”, theksoi trajneri i Real Madrid. Ndryshe nga Ancelotti, Pep Guardiola shijon këtë barazim në “Bernabeu”.
“Kur ne po luanim më mirë, ata na barazuan. Kur ata po luanim më mirë, ne shënuam, por të tilla janë sfida gjysmëfinale. Në përgjithësi ishte një ndeshje e ekuilibruar, në disa momente ngjante me ndeshjen e një viti më parë. Të mërkurën kemi një finale në shtëpi, përballë publikut tonë”, u shpreh Guardiola pas ndeshjes duke theksuar ndër të tjera se pret një ndeshje kthimi shumë të fortë.
