... Nami.al

Kamionçina me gurë bie në oborrin e një banese, humb jetën pronari 55-vjeçar në Bulqizë

Një 55-vjeçar në Bulqizë ka humbur jetën. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur pasi 39-vjeçari A.T., ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshqitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç.

Në momentin e rënies së kamionçinës 55-vjeçari ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti.

NJOFTIMI:

Në fshatin Shtushaj në Bulqizë, shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshkitur duke rënë në banesën e shtetasit I.D., rreth 55 vjeç.

Shtetasi I.D, në momentin e rënies së automjetit ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi e ka goditur automjeti.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij aksidenti.