... Nami.al

Tronditi Shkodrën pasi vrau me kallash kushëririn, arrestohet pas 21 orësh kërkime autori

Pas disa orësh në arrati, është arrestuar autori i vrasjes së 51-vjeccarit Petrit Vuksani në Shkodër. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15 në lagjen “Tom Kola”, ku i riu ekzekutoi me kallash kusheririn e tij, i cili ishte kthyer nga Londra pak kohe me pare.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 34-vjeçari Lekë Vuksani, kishte dhe armën me të cilën kreu krimin në momentin e arrestimit.

Mësohet se për arrestimin e të riut ndërhyri dhe RENEA.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti.