... Nami.al

Ky është Armando Papa që u kap me “Benz-in” me 62 pako me heroinë, droga iu përkiste 3 grupeve kriminale

Personi që shihni në foton e mësipërme është 31-vjeçari, Armando Papa nga Fushë Kruja. Ai u arrestua nga Policia e Tiranës pasi në makinën tip “Benz” me të cilën po lëvizte iu gjetën 62 pako me heroinë.

Arrestimi i Armando Papës u krye në rrethrrotullimin e Rinasit, ku uniformat blu e lokalizuan atë dhe e ndaluan pasi ju vunë në ndjekje. Nga peshimi i 62 pakove me heroinë kanë rezultuar peshë totale 41 kg e 700 gramë.

Lënda narkotike ishte e fshehur në një kuti në bagazhin e makinës tip “Benz” me të cilën lëvizte i riu. Krahas 31-vjeçarit, policia shpalli në kërkim dhe bashkëpunëtorin e tij, shtetasi me inciale R.G banues në zonën e Sukthit të Durrësit, që gjithashtu dyshohet se ishte përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Sakaq vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.  Gjatë kqyrjes policia ka ngritur dyshimin së kjo sasi lëndë narkotike i përket 3 grupeve kriminale nisur edhe nga mbështjellaj e amballazhimit që i është bërë herionës.

Për të mësuar më shumë mbi këtë aktivitet policia do të marrë në pytje Armando Papën për të zbuluar më shumë mbi këtë veprimtari narkotike.

Kjo është sasia e dytë e konsiderueshme e heroinës që sekuestrohet në nga ana e Policisë së Tiranës brenda 2023, ku pesha totale e saj arrin rreth 46 kg.