...
Gjykata e Apelit Tiranë ka lënë në burg Arben Spahiun dhe Arsen Preçin për armët e gjetur në BMW X6 në Elbasan.
Për Arsen Preçin është vendosur 60 ditë burg.
Në makinë u gjetën 4 armë zjarri (3 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 2 bidona me lëndë djegëse (benzinë) dhe një automjet që dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen një krimi në këtë qytet, që tashmë janë vënë nën sekuestron e policisë. Makina ishte bërë gati për atentatin ndaj Elton Kilës alias “Otit” dhe Talo Çelës.