Katër shtetas rumunë janë arrestuar në Vlorë, pasi duke u shtirur si turistë, ndaheshin në çifte, merrnin me qira campera dhe trafikonin drogë nga Shqipëria për në vende të tjera.
Gjatë kontrollit të automjeteve të tyre, në tentativë për të dalë nga territori shqiptar, u gjetën të fshehura në një ndarje të fshehtë dhe të përshtatur artificialisht, në automjet, një sasi prej 260 kilogramë lëndë narkotike.
Shtetasit Marius Cimpeanu, Mihaela Cimpeanu, Florin Tucan dhe Andreea Pislaru. dyshohet se për llogari të disa bashkëpunëtorëve të tyre shqiptarë trafikonin drogë duke u shtirur si turistë.
