... Nami.al

E dhimbshme në Elbasan: Fëmija ngrihet somnambul dhe bie nga ballkoni, humbet jetën

Një tragjedi ajo që ka ndodhur sot herët në mëngjes në Elbasan. Një fëmijë, është ngritur somnambul dhe ka lëvizur nëpër shtëpi e më pas ka rënë nga ballkoni fatalisht.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:15 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Policia njoftoi se ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i pallatit, 13-vjeçari A.M, i cili ka ndërruar jetë.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se 13 vjeçari kishte probleme me gjumin. Ai vuante nga somnambulizmi, të ecurit gjatë gjumit.

Në momentin e rënies nga ballkoni 13 vjeçari ka qenë vetëm në banesë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.