...
Drejtësia greke ka dënuar 5 vite burg këngëtarin shqiptar Arian Begaj. Ky akuzohet nga gjykata e Apelit në Greqi, për trafik droge.
Arian Begaj i ka kushtuar shumë këngë të tij bashkatdhetarëve emigrantë që ndodhen në çdo cep të botës dhe mediat greke shkruajnë se ai ka ndikim në rrjetet sociale.
Në trafikimin e lëndëve narkotike, këngëtari nuk ishte vetëm pasi bashkëpunonte me një grek dhe të dy bashkë kishin krijuar klientelën e tyre.
Arrestimi i shqiptarit dhe grekut, dy trafikantët e kokainës dhe kanabisit u zhvillua në mesin e muajit maj të kaluar.
Asokohe iu gjetën 1015 gramë kanabis dhe një pistoletë dhe në shtëpinë e këngëtarit shqiptar 50 gramë kokainë.