...
Dan Hutra, 40-vjeçari nga Kukësi, është autori i tri vrasjeve dhe tri plagosjeve që u regjistruan në Tiranë, më 1 mars 2023. Ai plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit. Më pas, Hutra shkoi në Paskuqan, aty ku vrau motrën dhe kunatën e Elenës, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen. Pasi kreu krimin, Hutra shkoi në Kamëz, duke qëlluar për vdekje Etleva Kurtin 31-vjeçe dhe kjo në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg.
Ndërkohë sot ka folur për mediat autori i vrasjes së babait të Dan Hutrës. Ai deklaroi se e ka kryer dënimin në lidhje me këtë akt të rëndë dhe më pas është larguar nga vendi nga frika e hakmarrjes, teksa kërkoi mbrojtje për familjarët e tij.
Dëgjoni dy fjalë mirë nga unë. Unë Rrahman Selën nuk e njoh kush është dhe nuk kam pasur të bëj me të. Rrahman Selën nuk e njoh dhe nuk kam të bëj fare me të. Nuk e ndjen veten mirë. Këto janë ngjarje të rënda. Unë një pyetje do të bëj. Nëse ai person do të kishte hasur në familjen time çfarë mund të kishte bërë. I bëj thirrje shtetit të më garantojë familjen që të mos ndodhë një masakër. Shteti të marrë familjen në mbrojtje. Për gjërat e tjera i sqaron drejtësia. Nuk jam në gjendje të mirë. Mos na lëndoni më shumë ju lutem. Unë i bëj thirrje shtetit të më garantojë familjen se është në rrezik atje. Dhimbje e madhe sikur isha duke parë gjithë familjen time para syve. Unë jam i larguar nga atje.Edhe pasi ka ndodhur kjo ngjarje jam detyruar të iki nga ky vend në një vend tjetër. Po të kishte hasur në familjen time çfarë mund të kishte bërë. Ai kërkon me vrarë një njeri atje. Verdiktin e ka dhënë shteti. E kam bërë dënimin. Tani kam halle të tjera si me shpëtuar kokën dhe me mbrojtur familjen”, deklaroi ai.