... Nami.al

Turqi, ndërron jetë 10-vjeçarja që u nxor e gjallë nga rrënojat e tërmetit bashkë me të atin


Një ngjarje tragjike është regjistruar në Kahramanmaras, Turqi. Një e mitur, 10-vjeçare e quajtur Mukaddes Erva Aktas ka ndërruar jetë disa ditë pasi është nxjerrë e gjallë nga rrënojat ndërtesës së shembur për shkak të tërmeteve që goditën Turqine Sirinë në datën 6 shkurt.

Vogëlushja u nxor e gjallë nga rrënojat e banesës së saj gjashtë orë pas shembjes, ndërsa pas saj dolën i ati Abdullah Aktaş, ndërsa nëna e saj, Ayşe Betül, motra Zümra dhe halla Özlem Aktaş vdiqën. Mukaddes Erva, e cila u mor menjëherë nga ambulanca dhe u dërgua në spital, fatkeqësisht nuk ia doli t’i mbijetonte plagëve të rënda të marra dhe ndërroi jetë.