... Nami.al

Gjykata lë në burg ish-këshilltaren e Arben Ahmetaj

Gjykata e Tiranës ka vendosur “arrest me burg” për Alda Klosin. Seanca gjyqësore u zhvillua këtë të martë me praninë dhe të avokatit mbrojtës të saj, i cili më herët tha për mediat se kanë një qendrim për deklaratat e bëra nga pastruesja Rozeta Dobi të cilin do e bënin publik pas seancës.

Alda Klosi u arrestua pak ditë më parë, për shkak të shumës së madhe të parave që u gjetën në banesën e pastrueses Rozeta Dobi.

Kjo e fundit vendosi të bashkëpunonte me drejtësinë dhe ka akuzuar Alda Klosin se kjo e fundit i ka kërkuar që t’ia ruajë paratë për shkak se kishte konflikte me bashkëshortin.

Pjesë nga dëshmia e Alda Klosit para hetuesve:

I është marrë deklarim të dëmtuares Alda Klosi e cila në lidhje me sendet e gjetura ka deklaruar se, gjatë kësaj kohe ka menduar me qetësi për sendet që ka patur dhe deklaron se ditën e ngjarjes i jane vjedhur një shumë në valutë të huaj më shumë se 120.000(njëqind e njëzetmije) euro, të cilat kanë qenë në prerje 500(peseqindeshe) dhe 200(dyqindeshe) si dhe një shumë prej 30.000(tridhjetëmije) dollare të cilat kanë qenë prerje 100(njëqindëshe) Deklaron se këto para i kishte të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj i cili i’a ka lënë për të kompletuar shtëpinë e tyre dhe për nevoja të tyre pasi xhaxhain e ka të sëmurë me kancer dhe për çdo nevojë që do të kishte, pasi djali i tyre është me probleme dhe këto lekë janë të mbledhura ndër vite nga ana e tyre pasi jetojnë në Amerikë dhe në këtë kohë ai po kurohet në Amerikë.