... Nami.al

Nuk ndaloi të shpallurin në kërkim, pezullohet nga detyra efektivi i Elbasanit

Një efektiv i policisë në Elbasan, është pezulluar nga detyra për shkak se dyshohet se nuk ka ndaluar një person të shpallur në kërkim.

Bëhet fjalë për efektivin Ulian Shpataraku, me detyrë Shef Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Elbasan.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lartë, e cila rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Dhe vendimi është zbatuar nga drejtoria Rajonale e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore Elbasan-Korçë.

Pezullimi i 38-vjeçarit, punonjës policie, është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

Oficeri dyshohet se në shpërdorim të detyrës, me veprime në kundërshtim me ligjin nuk ka kryer ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, që ndodhej i shoqëruar në ambientet e DVP Elbasan.”thuhet në njoftimin e Policisë.