... Nami.al

E rëndë, 51-vjeçari nga Kukësi gjendet i pajetë në Vlorë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kukës. Një 51-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një kanal me ujë në Vlorë. Agim Kamberaj nga Kukësi është gjetur pa shenja jete ndërsa në trup nuk i janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:30, në fshatin Alikok, është gjetur pa shenja jete, në një kanal me ujë, shtetasi A. K., 51 vjeç, me vendbanim në Kukës.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.