... Nami.al

Atentat në Mirditë, vritet një person, gjendet e djegur makina e autorëve (EMRI)

Të shtëna me armë zjarri raportohen në Ndërfushaz të Mirditës ku ka mbetur i vrarë Viktor Bardhi.

Në Munaz është gjendur edhe makina e djegur e autorëve.

Viktima është vëllai i Martin Bardhit, i vrarë në 2023 për motive hakmarrjeje.

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.