...
Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar brenda një harku të shkurtër kohor në Durrës.
Shpërthimi i parë është regjistruar në ambientet e jashtme të një lokali rreth orës 03:50, në lagjen nr. 11.
Sipas informacioneve lokali është në pronësi të 41-vjeçarit Gëzim Kajno, i dënuar me 10 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Në mars të vitit 2016, 41-vjeçari vrau 29-vjeçarin Asllan Kërtusha. Sipas hetimeve në atë vit viktima ishte i ulur në lokal dhe në gjendje të dehur fyente klientët dhe pronari i lokalit, Gëzim Kajno i kërkoi Kërtushës që të mos i fyente klientët.
Pas konfliktit në lokal, sherri u spostua jashtë. Kërtusha tentoi të largohej me taksi, por u nxor me dhunë nga makina nga Gëzimi dhe xhaxhai i tij Bledar Kajno, i cili e qëlloi me plumb në zemër.