... Nami.al

Kontroll në burgun e Durrësit, gjenden 6 celularë

6 celularë janë zbuluar gjatë një kontrolli në burgun e Durrësit.

Kontrolli blic është kryer mëngjesin e sotëm nga forcat operacionale speciale.

5 prej tyre janë gjetur të ndezur, ndërsa njëri i fikur. Celularët ndodheshin te ambienti i përbashkët në palestër.

Nuk dihet ende cilit prej të burgosurve i përkasin celularët.