... Nami.al

Rama mbledh sot deputetët e PS dhe ministrat, a do ketë ndryshime në qeveri?

Kryeministri Edi Rama, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, do të mbledhë sot, Grupin Parlamentar të PS-së dhe anëtarët e qeverisë. Takimi do të zhvillohet në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave.

Në fokus të mbledhjes pritet të jetë koncepti “Prania Besnike”, i prezantuar si pjesë e mënyrës së re të organizimit të socialistëve në terren. Ai parashikon një prani më të vazhdueshme të deputetëve, drejtuesve politikë dhe strukturave vendore pranë qytetarëve, për evidentimin dhe ndjekjen e problematikave të tyre.

Po ashtu mendohet se në këtë takim, Rama mund të njoftojë ndryshime në kabinetin e tij. Dhe në janar të këtij viti, ai bëri disa lëvizje në kabinet të cilat u njoftuan po në mbledhjen e përbashkët mes deputetëve dhe anëtareve të qevërisë.

Një ditë më parë u zhvillua edhe mbledhja e parë e qeverisë për këtë sezon, gjatë së cilës u mësua se ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, dha dorëheqjen pas thuajse një viti në këtë detyrë.