...
Të paktën 633 persona kanë humbur jetën nga përmbytjet e fuqishme në Nepal dhe Kinë, ndërsa më shumë se 2 mijë të tjerë rezultojnë të zhdukur. Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në zonat e prekura, tre ditë pas katastrofës.
Sipas autoriteteve, 626 persona kanë humbur jetën në Nepal dhe 7 në Kinë. Numri i të zhdukurve në të dyja vendet ka arritur në rreth 2,880 persona, ndërsa shifrat vijojnë të ndryshojnë teksa vazhdojnë kërkimet.
Në Nepal, autoritetet raportojnë se 933 punëtorë janë të zhdukur në hidrocentralin Trishuli 3A, pranë kufirit me Kinën. Në zonë janë gjetur edhe persona të mbijetuar, të cilët dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në tunelet e hidrocentralit. Ekipet e shpëtimit po përpiqen të arrijnë tek ata, por kushtet e vështira po pengojnë operacionet.
Sipas Kryqit të Kuq, rreth 93 mijë persona janë prekur nga fatkeqësia. Ekipet e shpëtimit po përballen me vështirësi të mëdha për të arritur në zonat e prekura, ndërsa mungesa e ujit të pijshëm dhe furnizimeve po rëndon situatën.
Në anën tjetër të kufirit, në Tibet, shiu i dendur, rrugët e bllokuara dhe terreni i vështirë po pengojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Autoritetet paralajmërojnë gjithashtu për rrezikun e përmbytjeve të reja.
Përmbytjet kanë shkaktuar grumbullime të mëdha uji, balte dhe akulli, duke krijuar liqene që mund të dalin nga shtrati ose të shemben dhe të shkaktojnë dëme të tjera.