... Nami.al

Renea dhe Policia aksion në Korçë, kërkohet i dënuari me 18 vite burg për vrasje!

RENEA dhe Drejtoria Vendore e Policisë Korçë kanë zhvilluar një operacion kërkimi për një person në qytetin e Korçës.

Sipas të dhënave, Policia kishte marrë informacion se në një pallat në qytet mund të fshihej një person, i dënuar me 18 vite burgim për vrasje.

Pas kontrolleve të kryera, personi nuk është bërë i mundur të gjendet.

Ndërkohë, mësohet se kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e tij.