... Nami.al

Kryeministri Spajić: Serbia dhe Shqipëria duan të destabilizojnë Malin e Zi dhe ti bllokojnë integrimin në BE!

Kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic, ka paralajmëruar publikisht për praninë e një aktiviteti të koordinuar hibrid që synon të destabilizojë vendin dhe të bllokojë avancimin e tij drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Përmes një deklarate në rrjetin social X, Spajic bëri me dije se autoritetet malazeze disponojnë të dhëna serioze operative, sipas të cilave mbyllja e kapitujve të rinj në negociatat me BE-në pritet të shoqërohet me sulme hibride ku dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë të të paktën dy shteteve të rajonit.

Kreu i qeverisë malazeze shton se këto përpjekje synojnë destabilizimin e vendit përmes mbështetjes nga aktorë të caktuar politikë dhe një pjesë e skenës mediatike vendase.

Reagimi i plotë i kryeministrit të Malit të Zi, Milojko Spajic: 

Kam informacione serioze dhe të besueshme operacionale se përpjekja e radhës për të rrëzuar qeverinë do të zhvillohet përmes veprimeve hibride të koordinuara, në të cilat janë të përfshirë zyrtarë të paktën të dy shteteve nga rajoni.

Sipas informacioneve tona, aktivitete të tilla kanë për qëllim destabilizimin e Malit të Zi, me mbështetjen e pritshme të aktorëve të caktuar politikë dhe të një pjese të skenës mediatike në vend.

Ne i dimë këto synime dhe jemi të vetëdijshëm për qëllimin e tyre. Përpjekja për destabilizim nuk do ta ndryshojë kursin tonë dhe as nuk do ta ndalë rrugën evropiane të Malit të Zi, e cila tashmë prej kohësh është në interes të strukturave të caktuara politike.

Megjithatë, Spaji? siguroi se këto ndërhyrje nuk do të arrijnë të ndryshojnë kursin dhe as të ndalin integrimin evropian të Malit të Zi.

Ndonëse kryeministri Spaji? zgjodhi të mos përmendte me emër shtetet e dyshuara, mediat lokale kanë zbardhur prapaskenat e deklaratës së tij.

Gazeta malazeze “Vijesti”, duke iu referuar burimeve konfidenciale, raportoi se dy vendet e rajonit për të cilat fliste indirekt kryeministri lidhur me veprimtarinë hibride janë Serbia dhe Shqipëria./Vijesti