...
Pensionet do të indeksohen me 2,7 për qind nga data 1 korrik.
Kështu tha ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë të premten.
“Miratuam indeksimin e pensioneve për vitin 2026. Një vendim i cili po rikthehet në shtratin që ka pasur”, tha ajo.
“Gjatë vitit 2022, duke qenë se indeksuam dy herë pensionet, në prill dhe tetor, kishte mbetur gjithmonë në atë muaj.
Që prej këtij viti, do t’i indeksojmë pensionet me 2,7%.
Të gjitha pensionet e pleqërisë, por edhe pensionet e veçanta, apo edhe përfitimet e barrëlindjeve.
Janë rreth 900 mijë përfitues”, tha ajo.