...
Policia e Tiranës ka proceduar penalisht 11 persona, të cilët dyshohen për përfshirje në veprime që kanë cenuar rendin dhe qetësinë publike, gjatë tubimeve të zhvilluara më 22 dhe 23 qershor 2026 në kryeqytet.
Policia thotë se ka referuar rastin në Prokurorinë e Tiranës për veprën penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Të proceduarit në gjendje të lirë janë: D. G., 50 vjeç; I. D., 55 vjeç; E. E., 32 vjeç; E. B., 29 vjeç; V. D., 30 vjeç; E. Z., 26 vjeç; Xh. P., 27 vjeç; B. K., 36 vjeç; D. B., 32 vjeç; Sh. B., 34 vjeç dhe I. M., 28 vjeç.
Sipas policisë, personat e mësipërm kanë orientuar dhe zhvilluar tubimin në zona të ndryshme nga ato të njoftuara zyrtarisht, konkretisht në kryqëzimin e rrugës “Urani Pano” me bulevardin “Zogu I”, në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me Rrugën e Kavajës, si dhe në kryqëzimin e rrugës “Ibrahim Rugova” me bulevardin “Gjergj Fishta”.
Si pasojë e grumbullimeve në këto akse me fluks të lartë qarkullimi, është penguar lëvizja e lirë e automjeteve dhe qytetarëve, thotë policia.