... Nami.al

Të vjella, temperaturë dhe dhimbje koke…, 30 studentë të Akademisë së Sigurisë përfundojnë në spital

Pas episodit të ndodhur rreth dy muaj më parë ku 56 studentë u helmuan nga ushqimi, e njëjta situatë ka ndodhur përsëri.

Rreth 30 kursantë të Akademisë së Sigurisë, mbrëmjen e djeshme kanë pasur simptoma të vjella, diarre, temperaturë dhe dhimbje koke, ku të ndarë në grupe kanë marrë ndihmë mjekësore në spital.

Ky është rasti i dytë brenda pak muajsh, ndërsa policia dhe AMP-ja kanë nisur hetimet. Po hetohet nëse komplikacionet janë shkaktuar po nga ushqimi apo faktorë të tjerë.

AKU pritet të marrë sot mostra ushqimi për të përcaktuar shkaqet e plota.