... Nami.al

“Nuk vjen rregullisht në punë” – Sokol Bizhga e nis duke pezulluar nga detyra njeriun e besuar të Ilir Prodës

Drejtori i komanduar i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, ka firmosur urdhrin e parë, përmes të cilit pezullon nga detyra Ulian Shpataraku, një nga njerëzit më të besuar të ish-kryepolicit Ilir Proda.

Argumenti i shkarkimit ishte “mosparaqitje në mënyrë të rregult në detyrë”, bën me dije Vna.al.

Ulian Shpataraku, me funksion asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit, ishte ndër zyrtarët më pranë Prodës, pjesë e kabinetit të tij dhe kishte fituar disa grada për “meritatë veçanta”.