...
Zbardhen detaje nga atentati që tronditi Kavajën mbrëmjen e kësaj të diele.
Mësohet se Arian Gosa është qëlluar për vdekje me një plumb në kokë, në ambientet e një lokali, ku ndodhej së bashku me babanë e tij.
Forca te shumta policore kane rrethuar menjehere zonen dhe kan sekuestruar kamerat në zonë, ku vijojne hetimet per kapjen e autorit te krimit.
Shkak i kësaj vrasjeje dyshohet të jetë hakmarrja, pasi më 29 mars 2023, Edmond (Armand) Gosa, vëllai i Arian Gosës mbeti i vrarë pas një konflikti me Altin Rexhën.