...
Zbardhet takimi i ministrit të ri të Brendshëm, Ervin Demo, me drejtuesit e policisë në qarqe.
Fokusi i takimit ka qenë ngjarja në Sarandë, ku dje u vra në një atentat Artan Myrtaj.
Gjatë fjalës së tij Demo ka qenë i ashpër me drejtuesit e policisë, ndërsa ka urdhëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit drejtues të Sarandës. Po ashtu ministri udhëroi që të krijohet një Task Forcë për hetimin e krimit në këtë qytet.
Sipas Demos, kjo Task-Forcë do të përbëhet nga 10 persona, që do të jenë të stacionuar në Sarandë për hetimin e ngjarjeve kriminel atje.
“Të rritet sigurua në shkolla. Dua një plan të detajuar për territorin”, mësohet t’i jetë drejtuar kryepolicit Skënder Hita.