... Nami.al

U ekzekutua me plumb në kokë në sy të babait, identifikohet viktima në Kavajë, dy muaj më parë i vranë edhe vëllanë

Zbardhen detaje nga atentati që tronditi Kavajën mbrëmjen e kësaj të diele.

Mësohet se Arian Gosa është qëlluar për vdekje me një plumb në kokë, në ambientet e një lokali, ku ndodhej së bashku me babanë e tij.

Forca te shumta policore kane rrethuar menjehere zonen dhe kan sekuestruar kamerat në zonë, ku vijojne hetimet per kapjen e autorit te krimit.

Shkak i kësaj vrasjeje dyshohet të jetë hakmarrja, pasi më 29 mars 2023, Edmond (Armand) Gosa, vëllai i Arian Gosës mbeti i vrarë pas një konflikti me Altin Rexhën.