... Nami.al

Ekzekutimi i Artan Myrtajt/ Ministri Demo urdhëron shkrirjen e zinxhirit drejtues të Komisariatit të Sarandës

Zbardhet takimi i ministrit të ri të Brendshëm, Ervin Demo, me drejtuesit e policisë në qarqe.

Fokusi i takimit ka qenë ngjarja në Sarandë, ku dje u vra në një atentat Artan Myrtaj.

Gjatë fjalës së tij Demo ka qenë i ashpër me drejtuesit e policisë, ndërsa ka urdhëruar shkrirjen e të gjithë zinxhirit drejtues të Sarandës. Po ashtu ministri udhëroi që të krijohet një Task Forcë për hetimin e krimit në këtë qytet.

Sipas Demos, kjo Task-Forcë do të përbëhet nga 10 persona, që do të jenë të stacionuar në Sarandë për hetimin e ngjarjeve kriminel atje.

“Të rritet sigurua në shkolla. Dua një plan të detajuar për territorin”, mësohet t’i jetë drejtuar kryepolicit Skënder Hita.