... Nami.al

Hodhi mbetje pranë Stacionit Elektrik, procedohet penalisht burri në Tiranë

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë kanë identifikuar dhe proceduar penalisht 59-vjeçarin me iniciale N. H., banues në Selitë, pas një angazhimi për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.

Sipas autoriteteve, ky shtetas kishte hedhur mbetje në afërsi të Stacionit Elektrik, duke shkaktuar ndotje të mjedisit dhe të ajrit. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 ndërmorën veprimet e mëtejshme duke e proceduar penalisht për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë dhe puna vijon për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në raste të ngjashme.