...
Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Marglliç të Patosit, ku një elektricist ka humbur jetën gjatë punës në një shtyllë elektrike.
Viktima është 46-vjeçari Ermal Debrova, i cili paraprakisht dyshohet se ishte duke montuar shtyllën elektrike në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
46-vjeçari ishte nga Elbasani dhe punonte në një firmë private që operonte në Patos.
Policia ka shoqëruar 4 persona në Komisariatin e Fierit, të cilët po merren në pyetje për rrethanat e ngjarjes.