... Nami.al

Sherri në Shkozet – 25-vjeçari po priste në radhë te kolaudimi, autori e qëlloi me kaçavidë pasi bënë fjalë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Shkozetit ku debati mes disa të rinjve ka agravuar deri në përdorimin e armëve të ftohta, duke mbetur kështu i plagosur një 25-vjeçar, i cili është identifikuar si Ardit Zyberaj.

Sipas detajeve të reja të bëra publike mësohet se ngjarja ka ndodhur te Koaludimi i automjeteve në Shkozet, pas një sherri për motive banale, sipas Top Channel. 

25-vjeçari është plagosur në pjesën e kofshës dhe është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Zyberaj kishte shkuar për kontroll teknik të mjetit. Yeksa ndodhej në radhë mësohet se është konfliktuar me një nga personat e agjencive që ofrojnë siguracion për automjetet në Shkozet. 

Ky i fundit dyshoohet s ee ka qëlluar me kaçavidë dhe është larguar. Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe është duke punuar për kapjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.