Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Fierit, ku është vrarë me armë zjarri, Selami Hasani.
Viktima dyshohet se kishte vrarë më herët një familjar të Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”.
Rrethanat në të cilat ka ndodhur vrasja mbeten ende të paqarta.
Nuk ka informacion të konfirmuar mbi autorët apo motivet e krimit, ndërsa priten detaje të tjera nga policia për ngjarjen.
