Rëndohet bilanci i atentatit në Fier, ku ka mbetur i vrarë Selami Hasani. Mësohet se i plagosur rëndë ka mbetur edhe vëllai i tij Jakup Hasani.
Selami Hasani ishte i dënuar me 25 vite burg për vrasje, dhe është liruar një javë më parë nga qelia.
Hasani njihet si “Sel Çami” ose “Seli i Matit” dhe është autor i vrasjes së Julian Isufajt, nipi i Arben Isufajt. Ky i fundit njihet si “i forti i Fierit”, me pseudonimin “Ben Qimja” dhe të dy ishin në hasmëri.
Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit ose autorëve.
