Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të ndodhura gjatë muajit tetor 2026, duke vënë në pranga një 31-vjeçar dhe duke shpallur në kërkim një tjetër.
I arrestuari është Demir Buthi, banues në Hajdaraj, Kavajë si dhe është në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi me inicialet A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës 17.10.2026–21.10.2026, kanë vjedhur në markete dhe lokale shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë.
Njoftimi i policisë:
Durrës / Finalizohet operacioni policor i koduar “Periudha”, zbardhen 4 vjedhje të ndodhura gjatë muajit tetor 2026.
Vodhën në katër subjekte, brenda një jave, shuma parash dhe sende me vlerë; vihet në pranga autori i dyshuar dhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij.
Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në kuadër të operacionit policor të koduar “Periudha”, u bë e mundur zbardhja e 4 rasteve të vjedhjes, të ndodhura gjatë periudhës 17 deri më 21 tetor 2026, në 4 biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Në kuadër të operacionit u bë ndalimi i autorit të dyshuar, shtetasit D. B., 31 vjeç, banues në Hajdaraj, Kavajë.
Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij, shtetasi A. S., 31 vjeç, banues në Kavajë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë periudhës 17.10.2026–21.10.2026, kanë vjedhur në markete dhe lokale shuma të konsiderueshme parash dhe sende me vlerë.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme
