Aleati i PD-së, Nard Ndoka, ka reaguar pasi studentët nuk pranuan në shesh që t’i bashkohej në protestë, Partia Demokratike.
Ai thotë se PD duhet të zhbëjë atë që bëri në vitin 2008, pastaj të dalë në protestë më studentët.
Ndryshe, sipas tij, nuk ka fytyrë t’iu bashkohet studentëve në protestë, që kërkojnë pikërisht rrëzimin e sistemit të ngritur nga PD-PS.
“Demokratikas, ndryshoni sistemin, pastaj dilni në shesh!
PD duhet të zhbëjë Kodin Zgjedhor të vitit 2008, që goditi rëndë pluralizmin dhe përfaqësimin politik!
Të protestosh përkrah studentëve që kundërshtojnë sistemin e ngritur nga dy partitë e vjetra, kërkon moral politik, jo protagonizëm folklorik!
Demokratë, bëni detyrën tuaj!
Kërkoni ndjesë për dëmin që i keni shkaktu pluralizmit, ndryshoni sistemin zgjedhor qe ja dhuruat Rames në 2008, pastaj dilni në shesh”, thotë ai.
