28-vjeçari Erion Vishkulli, i cili u dëmtua dje në syrin e majtë gjatë protestës së dhunshme, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë mbrëmjes së djeshme në Spitalin e Traumës.
Lajmin e bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila njoftoi se sot do të zhvillohet një konsultë e zgjeruar me një ekip të përbashkët specialistësh nga Spitali Universitar i Traumës dhe QSUT, për të përcaktuar vijimësinë e trajtimit.
Ndërkohë burime nga bluzat e bardha shtuan se ka shumë punë përpara deri në rikuperimin e gjendjes dhe aktualisht nuk mund të thuhet a e ka humbur shikimin në njërin sy, sepse duhet pritur 48-orë nga ndërhyrja e parë.
