... Nami.al

Rama prezanton paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane

Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një deklaratë për mediat, duke bërë publike paketën e re ligjore kundër dhunës dhe anarkisë urbane.

“Kemi gati paketën ligjore të masave kundër dhunës dhe anarkisë. Protesta paqësore mbrohet, dhuna ndëshkohet dhe dëmi paguhet nga shkaktari. Përgjegjësia vetjake, kufizimet e përkohshme, paketa me 6 instrumente, një akt normativ për dëmshpërblimin e biznesit të vogël, ligj i posaçëm për riparimin e dëmeve në bizneset e vogla, disa ndryshime në ligjin për tubimet, regjistër elektronik i posaçëm për dhunuesit urbanë, një ndryshim në kodin e etikës së mësuesve dhe disa propozime për ndryshime në Kodin Penal të Shqipërisë”, u shpreh ai.

“Edhe këtë flamë fatkeqësie jo natyrore do ta shuajmë përballë protestuesve dhunues”, tha Rama.