...
Kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit lidhur me ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.
Kryedemokrati ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka qenë në dijeni dhe ka dhënë porosi për veprimet e saj.
Berisha kërkoi dorëheqjen e Ramës dhe e cilësoi situatën si një çështje me pasoja të rënda për sigurinë kombëtare.
“Shqiptarët çdo ditë njihen me një kapitull gjithnjë e më të zi të narkoshtetit të instaluar në Shqipëri.
Dokumentet e fundit zyrtare gjyqësore, të cilat faktojnë se Edi Rama ka vendosur në funksion të karteleve të drogës dhe mafies, Shërbimin Informativ Kombëtar, kreun e këtij shërbimi.
E krahasojnë Shqipërinë me asnjë vend tjetër në Evropë.
E krahasojnë Shqipërinë me Guinea Bisaun, të cilën kartelet mizore të drogës të Amerikës Latine e shndërruan në narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Afrikë.
Historiku i kësaj mostre, që në kod, ligj dhe në Kushtetutë kishte detyrim sigurinë kombëtare dhe sigurinë e qytetarëve shqiptarë, është tipik në përzgjedhje, në qëndrime i një padrinoje.
Edi Rama merr një person të shkarkuar nga detyra nga Shërbimi Inteligjent i Kosovës dhe e emëron në një akt të pashembullt në histori në krye të SHISH.
Për të njëjtat motive që kjo, mund t’i vësh çdo epitet, por nuk dua që ta rëndoj gojën sepse rasti është më i turpshmi në histori, mediat e botës kanë dy lajme kryesore që ta dini, sigurisht kanë fjalimin e presidentit Donald Trump në OKB, por sigurisht në të katër anët e botës është edhe lajmi i Vlora Hysenit. Lajmi i turpshëm i Vlora Hysenit!
Edi Rama, sapo u bë publik skandali, sepse ju duhet të jeni të sigurt se ai ka qenë i informuar, ai dhe jo vetëm ai, urdhër arresti për drejtuesen e SHISH, shërbim që funksionon në një sistem bashkëpunimi të ngushtë në kuadrin e NATO-s, shërbim që në traditën e tij, ka një bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë më kryesorë në fushën e sigurisë, shërbim real dhe me kontribute të pamohueshme.
E vërteta është se Vlora Hyseni çdo hap, çdo vendim e ka bërë me dijeni dhe porosi të Edi Ramës”, u shpreh Berisha.