...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e krijuar jashtë Kuvendit, ku protestues tentuan të pengojnë hyrjen e deputetëve në seancën e parë të sesionit të ri parlamentar.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se deputetët, si të majtë, edhe ata të djathtë, u detyruan të përballeshin me një seri abuzimesh verbale dhe dhune fizike, me vezë dhe madje edhe gurë të hedhur drejt tyre, vetëm për të arritur në vendin e tyre të punës.
Rama iu referua edhe videos së publikuar në rrjet, ku disa protestuese ndiqnin nga pas deputeten Iirs Luarasi, e cila po shkonte drejt Kuvendit.
Postimi i plotë:
Pra, për llojin tuaj të veçantë të demokratëve dembelë, pengimi i parlamentarëve për të hyrë në seancën e hapjes së Parlamentit është “mospajtim”?
Ndoshta duket kështu nga komoditeti i tastierës suaj. Por jo për kolegët tuaj shqiptarë, nga e djathta në të majtë, të cilët u detyruan të përballeshin me një seri abuzimesh verbale dhe dhune fizike, me vezë dhe madje edhe gurë të hedhur mbi ta, vetëm për të arritur në vendin e tyre të punës.
A nuk ju vjen turp të mbështesni një sjellje kaq të neveritshme dhe ta shisni atë si mospajtim demokratik? Me sa duket jo.
Meqë ra fjala, shikoni se si një anëtare e nderuar e Parlamentit, një akademike e respektuar dhe një avokate e njohur gjerësisht për të drejtat e grave, abuzohet nga modelet tuaja të “mospajtimit” ndërsa thjesht përpiqet të arrijë në vendin e saj të punës.
Dhe kjo nuk ishte as më e keqja e asaj që kolegët tuaj shqiptarë duhej të duronin dje.
Keni ndonjë gjë për të thënë në lidhje me këtë formë të veçantë “mospajtimi” nga foltorja juaj e lartë demokratike? Apo shqetësimi juaj për demokracinë mbaron aty ku fillojnë faktet e pakëndshme?
Dhe ju lutem, jepini Shqipërisë një pushim dhe mos e tërhiqni Shqipërinë në këtë. Shqipëria është një vend vërtet i lirë dhe shumë më demokratik sesa politika juaj mendjengushtë. Nuk meriton të bëhet çamçakëz në gojën mediokre të njerëzve që shkëmbejnë fakte për angazhim të lirë politik.