... Nami.al

“O Zot me kë kam të bëj” – Reagimi i Ermal Nufit, pasi Tedi Blushi i përmendi akuzat e Ahmetajt

Tedi Blushi i Partisë së Lirisë, por që është zgjedhur deputet si kandidat i Partisë Demokratike, ka akuzuar ministrin e Mbrojtjes, Ermal Nufi, pas intervistës së një dite më parë të Arben Ahmetajt.

Ky i fundit, pretendon se Nufi është i përfshirë në trafik raketash, bashkë me Edi Ramën, ndaj dhe sipas tij, tani ministrin e Mbrojtjes e quajnë “Ermal raketa”.

Por Nufi, me mimikën e tij, dukej sikur thoshte “O Zot me kë kam të bëj”, duke reaguar me të qeshura, pas akuzave të Blushit, që përsëriste në Kuvend, ato që tha Ahmetaj.