... Nami.al

Plagosi 29-vjeçarin në Has, vetëdorëzohet në polici Fatjon Dauti

Vetëdorëzohet në polici autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të ndodhur pasditen e 8 shtatorit në Krumë të Hasit.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:10, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spitalit”, ku pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi Fatjon Dauti, 30 vjeç, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në këmbë shtetasin Jakup Aga, 28 vjeç.

I plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, autori i dyshuar u largua nga vendi i krimit, ndërsa Policia e Kukësit nisi kërkimet për kapjen e tij. Pas një pune intensive dhe negociatave me familjarët, Dauti është vetëdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, së bashku me armën e zjarrit që dyshohet se është përdorur në plagosje.

Gjatë kontrolleve në automjet dhe në banesën e tij, Policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe një armë zjarri kallashnikov, një dylbi, një antiplumb dhe municion luftarak.