... Nami.al

Ngërçi me pagat e drejtësisë, edhe administrata e Apelit në bojkot

Edhe administrata e Gjykatës së Apelit i është bashkuar bojkotit, pas ngërçit për pagat në sistemin e drejtësisë.

Mësohet se do të zhvillohen vetëm seancat për masat e sigurisë.

Punonjësit kanë vënë në dijeni drejtuesit e Gjykatës për bojkotin, ndërsa u është komunikuar se do të ketë informacion apo një qëndrim pas mbledhjes së kryetarëve të të gjitha gjykatave, e parashikuar në orën 15:00 në Gjykatën e Lartë.

Për pagat e bllokuara janë mbledhur edhe drejtuesit e prokurorive. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ka thirrur në takim drejtuesit e prokurorive të rretheve dhe Shoqatën e Prokurorëve të Shqipërisë, ndërsa të ftuar janë edhe anëtarët e KLP-së.