... Nami.al

Merr sot zyrtarisht detyrën ambasadorja e re e BE në Tiranë

Ambasadorja e re e BE në Tiranë, Sofia Moreira de Sousa dorëzon sot kredencialet tek Presidenti Bajram Begaj ne ceremoninë që është parashikuar në 9:30.

Diplomatja portugeze do të zëvendësoje italianin Silvio Gonzato. Më herët Moreira ka shërbyer si Drejtuese e Përfaqësisë së Komisionit Evropian në Portugali.

Ndër të tjera ajo ka mbajtur edhe detyrën e Ambasadore së BE-së në Kepin e Gjelbër.