...
Drejtoria e Standardeve Profesionale ka pezulluar nga detyra dy efektivë të forcave “Shqiponja” në Policinë e Tiranës, pas publikimit të fotove të Ergys Agasit pas arrestimit të tij.
Pezullimi ka ardhur pas nisjes së një hetimi administrativ për mënyrën se si pamjet e Agasit në ambientet e drejtorisë, dolën në publik.
Dy efektivët e pezulluar ushtronin detyrën në sektorin “Shqiponja” pranë Policisë së Tiranës. Hetimi administrativ pritet të sqarojë nëse ata kanë pasur përgjegjësi direkte në nxjerrjen ose shpërndarjen e fotove.
Publikimi i këtyre pamjeve ngriti pikëpyetje mbi ruajtjen e dinjitetit të personit të ndaluar dhe mbi mënyrën se si Policia e Shtetit administron materialet gjatë dhe pas arrestimeve.