... Nami.al

Ndërpritet seanca për Ergys Agasin, avokatët kërkojnë kohë

Ergys Agasi ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë ndaj tij.

Agasi është paraqitur në gjykatë i shoqëruar nga forca të shumta sigurie. Më herët kishte mbërritur edhe avokati i tij, Maks Haxhia.

Seanca gjyqësore është ndërprerë pasi avokatët e Agasit kanë kërkuar kohë për t’u njohur me materialet e çështjes. Seanca pritet të rinisë në orën 12:00.

Ndaj Agasit është vendosur më herët masa e sigurisë “arrest në burg” në mungesë, ndërsa ai ka qenë i shpallur në kërkim.