... Nami.al

Dhunohet me sende të forta një person në Vlorë, transportohet në gjendje të rëndë në spital

Një person është në gjendje të rëndë shëndetësore në Vlorë, pasi dyshohet se është sulmuar me sende të forta.

Ngjarja është raportuar në qendrën e emergjencës, ku është përcaktuar si kod i kuq.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, është nisur drejt vendngjarjes ekipi mjekësor për t’i dhënë ndihmën e parë dhe për të transportuar të dëmtuarin drejt spitalit, nëse do të jetë e nevojshme.

Rrethanat dhe shkaqet e sulmit mbeten ende të paqarta.

Pritet informacion nga policia për gjendjen e personit dhe dinamikën e ngjarjes.