... Nami.al

Aksident i rëndë në Fier/ Përplasen 2 makina, 3 të plagosur!

Aksident i rëndë në aksin rrugor nacional Pushimi i shoferit Fier-Shegan. Dy mjete janë përplasur në dalje të fshatit Rrupaj.

Mjeti me targa greke tentoi të parakalonte mjetin me targa italiane. Manovra e gabuar e parakalimit bëri që mjeti me targa italiane të përfundojë në kanal.

Tre personat që udhëtonin në të, dy bashkëshortët dhe djali i tyre i rritur u transportuan me urgjencë në spitalin e Lushnjes nga dy ambulanca. Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun.

Ky aks rrugor nacional është tepër i ngushtë për volumin e trafikut që përballon dhe shpeshherë ka aksidente të tilla.