... Nami.al

Aksident i rëndë në Vlorë, furgoni del nga rruga! 1 i vdekur dhe 5 të plagosur rëndë

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, në vendin e quajtur “Fushë Dukat”.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 06:10, një fugon ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni në anë të aksit, duke u shkatërruar pothuajse tërësisht në pjesën ballore.

Si pasojë e aksidentit, një person ka humbur jetën, ndërsa pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.