... Nami.al

E rëndë në Pogradec/ Elektricisti humb jetën, ra në kontakt me rrymën elektrike! (Emri)

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në fshatin Zërvaskë, në Pogradec, ku një elektriçist ka humbur jetën gjatë punës.

Viktima është Agim Beqiri, rreth 60-vjeç, i cili dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike teksa po riparonte një linjë elektrike me defekt.

Për pasojë, ai ka humbur jetën në vendngjarje.